Porositësit e ekzekutimit të Artan Cukut? Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan në Greqi, sherri rreth 7 muaj më parë që i çoi në pranga

schedule23:43 - 13 Korrik, 2022

schedule 23:43 - 13 Korrik, 2022

Policia greke ka arrestuar dy persona, që ishin në kërkim për vrasjen e një oficeri policie në prill të 2017-ës. Kjo periudhë përkon me vrasjen e komisarit Artan Cukut.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe shqiptarë të tjerë që janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi.

Grupi i shqiptarëve duket se janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar.

Kjo mësohet se është konstatuar nga një hetim shumë mujor i Prokurorisë së Atikës. Gjatë përleshjes mes të paktën 7-8 shqiptarëve në furrën e bukës e cila dyshohet se bëhej për transaksione të paligjshme, mbetën të plagosur pesë kriminelë të huaj, ndërsa të shtënat u qëlluan para qytetarëve.

Dy prej autorëve tashmë janë arrestuar, ndërsa njëri prej të akuzuarve (disa nga të përmendurit përfaqësohen ligjërisht nga avokati i njohur i Athinës, F. Kranidiotis) ndodhet tashmë në paraburgim për një tjetër vepër penale.

Lexo edhe: Qëllohen me breshëri dy shqiptarë në Greqi

Gjithçka duket se ka nisur, kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe një irakian kanë mbërritur me një makinë në furrën në Vula për të blerë produkte të ndryshme dhe për t’u ulur më pas për të ngrënë.

Sipas informacioneve të fundit nuk ka pasur atentat siç është vlerësuar fillimisht dhe nuk rezulton se ka pasur një takim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Një shqiptar mes anëtarëve të këtij grupi duket se është zhvendosur në një tavolinë tjetër ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, ndoshta bashkatdhetarë të tij, pa asnjë tension, siç përshkruajnë klientët. Por duket se ky takim ka çuar në një incident verbal dhe më pas një sherr – për një arsye të paqartë – mes të huajve me disa prej shqiptarëve duke nxjerrë armë dhe thika.

Të shtënat dhe sulmet me thikë kanë plagosur shqiptarin i cili fillimisht është zhvendosur në tavolinën e dytë dhe disa nga bashkëbiseduesit e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!