Porosia e Bashës, Salianji takon demokratët në Korçë

schedule19:08 - 14 Shtator, 2021

schedule 19:08 - 14 Shtator, 2021

Ervin Salianji ka mbajtur një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës pas përfundimit të takimit me strukturat e PD-së, duke thënë se kjo parti është pranë qytetarëve dhe po punon për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Kujtojmë se pasi sqaroj deputetët për vendimin e përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar, Lulzim Basha ka nisur të informoje strukturat mbi vendimmarrjen që për nga pesha e saj e ka cilësuar më të fortën brenda Partisë Demokratike.

Paraditen e të shtunës, Basha takoi krerët e degëve të PD në rrethe, dhe i informoi për vendimin duke kërkuar që t’i sqarohet demokratëve se vendimi nuk është mohim i Sali Berishës dhe historisë së tij brenda PD.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja e takimit që Salianji, zhvilloi këtë takim me degën e PD-së në Korçë.

Deklarata e Salianjit:

“Pas mbledhjes së kryesisë së PD dega lokale me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe aksionit politik të PD jo vetëm në parlament por edhe në terren zhvilluam një mbledhje. Mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët,për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve,për të ngritur sa më shumë problematikat masive të shprehura nga qytetarët gjatë fushatës dhe pas saj, për të vënë sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar, interesin publik dhe atë të qytetarëve. Për të denoncuar cdo lloj abuzimi duke nisur nga Niko”tritoli” që si ministër i bujqësisë helmoi qytetarët,si ministër i mbrojtjes i shërben kompanive klienteliste për të vazhduar më tej me gjithë keq-qeverisjen dhe gjithë abuzimet që kanë shkaktuar varfëri, braktisje të vendit nga ana e të rinjëve dhe mungesë të shpresës që padyshim është detyrë thelbësore PD dhe ekipit të saj për të qenë më pranë tyre dhe për të bërë të mundur që luftën me regjimin dhe shkurtimin e tij ta bëjmë të mundur 1 orë e më parë duke qenë më shumë pranë qytetarëve”. /abcnews.al/