Poroshenko nga lufta i çon porosi Putinit: Do të ulesh në bankën e Millosheviçit në Hagë

schedule17:45 - 10 Mars, 2022

schedule 17:45 - 10 Mars, 2022

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili ndodhet në Kyiv, ka folur live për televizionin N1, kanalin që shërben si filial i CNN në Beograd, Sarajevë e Zagreb.

Duke folur për Vladimir Putinin, Poroshenko pati një porosi për presidentin rus të lidhur me fundin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Sipas tij, Putini do të përfundojë në Hagë, sikurse Millosheviçi.

“Unë nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kriza. Mesazhi im personal për Putinin është: Studioni me kujdes rastin e Millosheviçit sepse do të uleni në të njëjtën bankë”, tha ai.

“Mendoj se kroatët ende e kujtojnë se si ishte të flije gjatë luftës dhe si të mbijetosh. Unë jam në qendër të Kyivit, më pak se 10 kilometra larg meje janë trupat ruse. Vetëm dje dhe pardje ata shënjestruan ndërtesa civile në Kyiv, dhe sot evakuuam civilë nga Buça, Irpini, Gastomili…Jam krenar që vetëm nga ato vende evakuuam më shumë se 8000 qytetarë”, shtoi Poroshenko, raporton express.

Ish-presidenti ukrainas tha se politika e Rusisë është që të shkatërrojë plotësisht gjithçka që ka përpara në Ukrainë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!