Popullsia pakistaneze në vetëm gjashtë vjet shtohet me milionë

schedule11:29 - 7 Gusht, 2023

schedule 11:29 - 7 Gusht, 2023

Popullsia e Pakistanit sipas të dhënave të fundit rezulto se është rritur me 5 milionë në vetëm gjashtë vjet dhe tani është 241 milionë.

Kryeministri, Shehbaz Sharif, ka thënë se norma vjetore e rritjes prej 2.5 përqind është një “sfidë e madhe” për vendin, duke shtuar se norma është më e lartë se rritja ekonomike.

Ndër të tjera në media thuhet se pas viteve të keqmenaxhimit financiar, ekonomia pakistaneze filloi të shembet, e cila u përkeqësua më tej nga pandemia e COVID-19, kriza botërore e energjisë dhe përmbytjet rekord që prekën një të tretën e vendit në vitin 2022.

Pak më shumë se 37 përqind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë në vitin 2023, me më pak se 3,65 dollarë në ditë, sipas Bankës Botërore. Regjistrimi i popullsisë, i pari i bërë në mënyrë dixhitale, u krye në muajin maj të këtij viti.

Sharif tha se zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për në fund të vitit, do të bazohen në të dhënat e regjistrimit të përdorura për të përcaktuar zonat elektorale.

Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë, Azam Nazir Tarar paralajmëroi se për shkak të punës së gjerë, zgjedhjet mund të shtyhen për dy muaj e gjysmë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!