Popullsia e Kinës do të arrijë në 1 miliard e 442 mijë banorë në 2030-ën

schedule15:30 - 5 Janar, 2019

schedule 15:30 - 5 Janar, 2019

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve kineze, në vitin 2030 pritet që popullsia në vend të shkojë deri në 1 miliard e 442 mijë. Por sipas raportit të publikuar, factor shqetësues mbetet plakja e popullsisë.

Në një raport të publikuar nga qeveria e Kinës për atë që pritet të jetë numri i banorëve në vend në të ardhmen, thuhet se deri në vitin 2030 popullsia do të shënojë 1 miliard e 442 mijë banorë. Por vendi me numrin më të lartë të popullisë në botë, aktualisht duhet të përgatitet të përballet me plakjen e popullsisë dhe rënien e fuqisë punëtore.

Sipas këtij raporti, rritja e popullsisë aktive ka mbetur në vend, ndërsa rritja e numrit të të moshuarve do ta ketë një efekt afatgjatë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, sidomos nëse numri i lindjeve vazhdon të mbetet i vogël.

Pritet që popullsia e Kinës do të zvogëlohet në mesin e këtij shekulli në rreth 1.36 miliard banorë, që do të thotë se fuqia punëtore do të zvogëlohej për rreth 200 milionë banorë. Me numrin aktual të lindjeve popullsia do të vazhdojë të zvogëlohet edhe në pjesën e dytë të këtij shekulli.

Kina shfuqizoi politikën e cila lejonte lindjen e vetëm një fëmije nga një çift, ndërsa tashmë lejohet lindja e dy fëmijëve. Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters numri i popullsië po vazhdon të zvogëlohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!