Popullsia e Japonisë rrezikon tkurrjen me 30 për qind deri në vitin 2070

schedule15:38 - 27 Prill, 2023

schedule 15:38 - 27 Prill, 2023

Popullsia e Japonisë parashikohet të tkurret me 30 për qind, gjegjësisht në 87 milionë në vitin 2070.  Instituti Kombëtar i Studimeve të Popullsisë dhe Sigurisë të Ministrisë së Shëndetësisë ka rinovuar parashikimin e tij të popullsisë për të ardhmen e vendit.

Sipas vlerësimit të ri, popullsia totale e Japonisë prej 126.1 milionë në vitin 2020 do të bie nën 100 milionë në vitin 2056. Ndërsa në vitin 2070 do të ulet në 87 milionë.

Shkalla e të huajve, përfshirë studentët dhe punëtorët, që qëndrojnë në vend për më shumë se 3 muaj, e cila ishte 2.2 për qind në vitin 2020 do të rritet në 10.8 për qind në vitin 2070. Sipas vlerësimeve, numri vjetor i të sapolindurve, i cili u ul nën 800 mijë në vitin 2022, do të bie nën 700 mijë në vitin 2043 dhe nën 500 mijë në vitin 2070, raportojnë mediat e huaja.

Popullsia e moshës 15-64 vjeç, e cila konsiderohet që e mban gjallë sistemin e sigurimeve shoqërore të Japonisë, u regjistrua si 75 milionë në vitin 2020. Sipas vlerësimit të Institutit, ky segment prej 75 milionë banorësh në vitin 2020 do të ulet në 45.3 milionë në vitin 2070.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!