Popullsia e BE rritet për herë të parë në 3 vjet, Gjermania mban vendin e parë

schedule09:54 - 12 Korrik, 2023

schedule 09:54 - 12 Korrik, 2023

Popullsia e Bashkimit Evropian është rritur në vitin 2022 për herë të parë në 3 vjet, sipas të dhënave të reja të publikuar nga Eurostat të martën.

Edhe pse në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje, shtimi i migrimit në BE rriti popullsinë, raporton Euronews.

Më 1 janar 2023, 448.4 milion njerëz jetonin në BE, krahasuar me 446.7 milion një vit  më parë.

Në vitin 2020 dhe 2021 popullsia ishte në rënia për shkak të pandemisë Covid -19.

Sipas Eurostat, rritja e popullsisë në vitin 2022 mund t’i atribuohet rritjes së migrimit pas pandemisë dhe një fluksi të personave të zhvendosur nga Ukraina pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022.

Rreth 4 milion njerëz nga Ukraina kanë kërkuar strehim të përkohshëm në BE që nga marsi i vitit 2023.

Eurostat po ashtu njoftoi se numri i banorëve është rritur në 20 vende të BE-së. Italia ka shënuar rënien më të madhe (-179,419 persona), ndërsa Gjermania  ka shënuar rritjen më të madhe (1.12 milionë). r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!