Në Bruksel, zhvillohet konferenca e përbashkët e kryeministrit Edi Rama me Marie Bjerre ministre e Çështjeve Europiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin.
Grupkapitulli 4 përfshin fusha si; tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.
“Qytetarët shqiptarë do ë sigurohen që të drejtat dhe liritë nuk do të merren nga askush më pas. Ministrja këtu ka një ditë të gjatë përpara saj, por dua të them diçka për të cilën na erdhi vërtet shumë mirë, kur pamë barometrin që përmendi Marta dhe kuptuam që populli danez mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë. Dhe na duhet ta përhapim këtë në gjithë botën. Midis nesh dhe vikingëve është një sipërmarrje e frikshme, por faleminderit shumë. Tashmë kemi një ministri e ministër të dedikuar për Mjedisin dhe ky është rezultat i njëfarë trysnie nga kanalet e BE, për ta bërë më miqësore. E di që do mbështetemi tek e gjithë dija e europës, pra faleminderit”, tha ai.

