“Asgjë spektakolare nuk ka dalë nga kjo. Nuk është thënë asgjë spektakolare në Beograd lidhur me këtë, dialogu ka vazhduar, autoritetet në Beograd janë në proces të formimit të qeverisë së re dhe janë marrë me krizën e koronavirusit. Kështu që unë nuk pres të ndodhë ndonjë gjë sensacionale për të paktën dy javët që vijnë.”
Situata politike në Serbi tani nuk është shumë e qartë. Ne nuk kemi një qeveri të re, nuk kemi parlament të ri ende. Patëm zgjedhjet më 21 qershor dhe nga ajo që mësuam nga rezultatet, do të jenë vetëm 3 parti, 3 parti kryesore në parlament, partia në pushtet, partia përparimtare serbe, që udhëhiqet nga presidenti Aleksandër Vuçiç, partia socialiste e Serbisë, e ministrit të jashtëm Iviça Daçiç, e cila është në koalicion me një parti të vogël nga Serbia qendrore dhe koalicioni Spas (Shpëtimi), që udhëhiqet nga ish-kryetari i Beogradit të Ri. Kemi gjithashtu parti të pakicave kombëtare që kanë vende të rezervuara për ta në parlament.”
Tani presidenti Vuçiç vazhdon konsultimet për formimin e qeverisë së re me një numër partish. Po flet me Iviça Daçiç pas thashethemeve se Iviça Daçiç mund të mos jetë pjesë e qeverisë së re sepse partia në pushtet e presidentit ka mjaftueshëm vende në parlament për ta bërë vetëm qeverinë. Opozita politike duket të jetë plotësisht e pafuqishme, duke bërë deklarata dhe duke folur sesi gjërat duhen bërë dhe si nuk duhen bërë. Ata nuk kanë ndonjë pushtet politik në institucione tani sepse i bojkotuan zgjedhjet dhe nuk kanë vende në parlament.”