Poni flet për partnerin e saj: I vetmi vlonjat tolerant që ishte, e mora unë

schedule10:01 - 23 Tetor, 2022

schedule 10:01 - 23 Tetor, 2022

Muzikën e saj e njohim të gjithë por dimë shumë pak për jetën personale. Këngëtarja e mirënjohur, Poni ka qenë gjithmonë hermetike në lidhje me jetën e saj jashtë skenës, ndërsa ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël.

Ndërkohë në një intervistë, këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin. “Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje”, ishte pyetja që iu bë. Me shaka, këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte.

Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janë më të butë.

Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë.”, u shpreh mes të tjerash këngëtarja.

/abcnews.al