Pompeo: Sistemi raketor rus në Turqi rrezikon sigurinë amerikane

schedule09:30 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 09:30 - 18 Dhjetor, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se blerja e sistemit raketor rus nga ana e Turqisë, rrezikon sigurinë e personelit dhe të teknologjisë ushtarake amerikane, si dhe i mundëson Rusisë qasje në forcat e armatosura turke dhe në industrinë e mbrojtjes.

Pompeo i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pak ditë pasi SHBA-ja i vendosi sanksione Turqisë.

Pompeo tha se qëllimi i sanksioneve është të parandalojnë Rusinë nga sigurimi i të ardhurave të konsiderueshme, qasjes dhe ndikimit.

Ai tha se sanksionet nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë ushtarake ose gatishmërinë luftarake të Turqisë ose të ndonjë aleati tjetër të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Turqinë më 14 dhjetor, për shkak yë blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia.

Sanksionet goditën organin më të lartë të mbrojtjes në Turqi, i njohur si Presidenca e Industrive të Mbrojtjes.

Uashingtoni ka bërë përpjekje ta bindë Ankaranë që të heqë dorë nga blerja dhe instalimi i sistemit rus, duke e paralajmëruar se ai do ta rrezikojë sigurinë e teknologjisë dhe personelit ushtarak të SHBA-së dhe Turqisë.

Pasi Turqia ka realizuar blerjen, SHBA-ja ka larguar Turqinë nga programi i aeroplanëve luftarakë F-35, ndërsa ka vazhduar negociatat me Ankaranë.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thanë se sanksionet janë ndërmarrë, pasi negociatat kanë dështuar./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!