Pompeo ripërsërit akuzat: Kina mbuloi origjinën e Covid, rastet e para midis studiuesve të Wuhan

schedule11:41 - 16 Janar, 2021

schedule 11:41 - 16 Janar, 2021

Akuzat e reja të Amerikës  e konsiderojnë Kinën përgjegjëse për fshehjen e së vërtetës për origjinën e koronavirusit. Sulmi, i nisur nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo, vjen ndërsa ekipi ndërkombëtar i OBSH-së ndodhet në Wuhan për të shqyrtuar rrënjët e pandemisë.

Sipas Pompeos, sëmundjet e ngjashme me Covid-19 po qarkullonin që në vjeshtën e vitit 2019 midis anëtarëve të Institutit të Virologjisë në Wuhan, ku u identifikua virusi.

“Qeveria e SHBA ka të drejtë të mendojë se shumë studiues brenda institutit të virologjisë në Wuhan u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019, para se të identifikohej rasti i parë i epidemisë me simptoma të ngjashme”- deklaroi Pompeo, ndërsa nxiti ekipin e OBSH-së të ushtrojë presion mbi qeverinë kineze mbi këtë informacion të ri.

Kjo bie ndesh me atë që tha Kina për rastet e pretenduara në stafin e Institutit të Wuhan. Studiuesi Shi Zhengli deklaroi se nuk kishte të infektuar midis stafit dhe studentëve të institutit.

“Pekini vazhdon të fshehë këtë informacion jetësor që u duhet shkencëtarëve për të mbrojtur botën nga ky virus vdekjeprurës”, akuzoi Pompeo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!