Pompeo: Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Trump do të ishte ende president

schedule10:42 - 4 Shkurt, 2023

schedule 10:42 - 4 Shkurt, 2023

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo , ka thënë se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse Donald Trump do të ishte ende president, sipas The Guardian.

Në një intervistë me programin Today të BBC Radio 4 të shtunën në mëngjes, Pompeo krahasoi  rritjen e tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës me atë të SHBA-së dhe Rusisë përpara pushtimit të Ukrainës.

“Ne  dimë se si t’i frenojmë kundërshtarët tanë. Sinqerisht, administrata Trump e bëri atë. Vladimir Putin nuk pushtoi Europën apo Ukrainën në udhëheqjen tonë.

“Ky është një sulm i paprovokuar ndaj Europës nga Vladimir Putin. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. Por këto gjëra nuk ndodhin për asgjë. Kundërshtarët marrin vendime se kur, Vladimir Putin ka dashur gjithmonë Rusinë e madhe . Ai do të vdesë duke dashur të arrijë pikërisht këtë gjë “ Rusinë e madhe”, tha ai.

Ish-kreu i CIA-s po mendon të kandidojë për t’u bërë president i SHBA në zgjedhjet e ardhshme.

“Ja disa fakte, Vladimir Putin mori një të pestën e Ukrainës nën Presidentin Obama në 2014. Për katër vjet ai nuk mori asnjë centimetër të Ukrainës, ai luftoi përgjatë Donbasit, por nuk pushtoi.

Kjo është e padiskutueshme, këto janë deklarata faktike. Ju mund të argumentoni rastësi ose fat, por Vladimir Putin nuk ndryshoi. Synimet e tij nuk ndryshuan. Ajo që ndryshoi ishte perceptimi i tij për rrezikun, dhe është ndryshe me drejtues të ndryshëm,” përfundoi ai.

/abcnews.al