Pompeo në Shkup: Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare e NATO-s

schedule09:55 - 5 Tetor, 2019

schedule 09:55 - 5 Tetor, 2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski u shpreh se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Majk Pompeo në Shkup, tregon qartë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një mbështetje e cila peshon. Sekretari Amerikan i Shtetit Majk Pompeo konfirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Shkupin, në vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut pas ndalesës në Malin e Zi.

Shkupi është në rrugën e duhur për të qenë anëtari i 31 i NATO-s; çdo gjë pritet të zyrtarizohet brenda vitit 2020. Por me liderët e Ballkanit Perëndimor Pompeo vuri theksin dhe tek tensionet e mundshme që shkaktohen nga investimet kineze në teknologji si dhe në projektet e mëdha infrastrukturore në rajon.

Në një intervistë për Euronjus pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Presidenti i Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikonfirmojnë influencën e tyre politike për të përshpejtuar proceset e integrimit euroatlantik.

Kreu i shtetit të Maqedonisë së Veriut u shpreh ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në Ballkan, dhe këtu ka një lloj simbolike. Vizita e Pompeos në thelb është një sinjal se shtetet e bashkuara më në fund kanë vendosur të zgjidhin apo të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull në rajon. Por gjithnjë me një sy në ekuilibrat e vendeve të Europës Lindore. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!