Pompeo në Athinë, Turqia: SHBA nuk po ndihmon paqen! Dialog ose në front, si të dojë Greqia

schedule23:51 - 29 Shtator, 2020

schedule 23:51 - 29 Shtator, 2020

Me kërcënime ndaj Greqisë dhe rekomandime për SHBA-në erdhi reagimi i parë publik i Ankarasë ndaj vizitës së Mike Pompeo në Athinë. Përfaqësuesi i partisë në pushtet të Turqisë, Omer Çelik, deklaroi se “vizita në Republikën e Qipros dhe më pas vizita në Greqi si dhe deklaratat e mbështetjes nuk ndihmojnë paqen rajonale.

Kjo vë në hije politikën e barazisë së SHBA dhe krijon një situatë të pakënaqshme si aleati ynë në NATO. Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kthehen politikës së tyre të ekuilibruar”  tha ai.

Duke e kthyer shënjestrën më pas kundër Greqisë, ai u shpreh se “Nëse ata duan të zgjidhin çështjet në tryezë, ne do ta zgjidhim atje. Por nëse ata duan të zgjidhin çështjet në front, ne do ta bëjmë atë në front.

Por nëse pala tjetër përdor vetëm forcën brutale dhe jo forcën diplomacike, atëherë Turqia gjithashtu di mirë se si të përdorë forcat e saj të armatosura” tha ai. Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Greqi solli edhe reagimin e Rusisë./ db/Abcnews.al