Pompeo: Kina po kryen gjenocid kundër Ujgurëve

schedule08:27 - 20 Janar, 2021

schedule 08:27 - 20 Janar, 2021

Mike Pompeo beson se Kina po kryen gjenocid kundër myslimanëve Ujgurë në zonën e Xinjiangut.

Megjithëse nuk kishte asnjë reagim zyrtar nga administrata e Joe Biden rreth pretendimeve të Sekretarit tëShtetit në largim i SHBA-së, dihet që edhe para zgjedhjeve të nëntorit, demokrati vlerësoi se shtypja e asaj pakice myslimane ishte “gjenocid i qeverisë autoritare të Kinës”.

“Është vërtetuar se Kina ka kryer gjenocid kundër Uigurëve kryesisht myslimanë dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang. Unë mendoj se ky gjenocid po vazhdon ende dhe ne jemi dëshmitarë të një përpjekje sistematike nga Kina për të shkatërruar Ujgurët”, tha Pompeo.

Ai deklaroi qartë në fjalim se autoritetet kineze kanë kryer këto “krime kundër njerëzimit që nga muaji mars i 2017”.

Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara ftojnë të gjithë organet përkatëse shumëpalëshe dhe ligjore të bashkohen me të në përpjekjet për t’i bërë thirrje autoriteteve kineze të ndalojnë këto mizori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!