Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po zhvillon një vizitë në Greqi. Pas takimeve që zhvilloi në Selanik, Pompeo udhëtoi për në Chania për të kaluar natën në shtëpinë e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Sekretari i shtetit dhe gruaja e tij u mirëpritën nga Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij.
Mediat greke shkruajnë se zgjedhja e Mike Pompeo për të vizituar bazën ushtarake në Souda dhe për fjetur në shtëpinë e Kyriakos Mitsotakis, në Chania është një mesazh për Turqinë.
“Fakti që Sekretari i Shtetit zgjodhi të mos udhëtonte në Turqi ka shkaktuar irritim të madh në vendin fqinj (Turqi), pasi duket se Uashingtoni synon të bashkëpunojë me Greqinë dhe ta vendosë Ankaranë në plan të dytë” shkruajnë mediat greke./ db/Abcnews.al