Polonia tërheq 50 ambasadorë të emëruar nga ish-qeveria e djathtë

schedule10:19 - 14 Mars, 2024

schedule 10:19 - 14 Mars, 2024

Polonia po tërheq 50 ambasadorët e saj si pjesë e përpjekjeve të qeverisë së re pro-Bashkimit Europian për të përmirësuar misionet diplomatike, tha në një deklaratë ministria e jashtme e vendit.

Në deklaratën e saj, ministria tha se ndryshimi i të dërguarve ishte “i domosdoshëm” dhe do t’i shërbente një “zbatimi më të mirë dhe profesional të detyrave të vështira” me të cilat po përballet politika e jashtme e Polonisë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se ishte thelbësore të kishte një ekip të dërguarish besnikë në kohë lufte, duke theksuar se nuk ishte një “hakmarrje” ndaj paraardhësve të tij.

Diplomatët ishin emëruar të gjithë nga administrata e mëparshme, e djathtë, e cila qeverisi për tetë vjet deri në dhjetor, kur një aleancë trepalëshe opozitare fitoi një shumicë të përgjithshme në zgjedhjet e Polonisë dhe mori pushtetin me Donald Tusk si kryeministër.

Në deklaratën e qeverisë nuk përmendet asnjë prej ambasadorëve të tërhequr nga ministri i Jashtëm, Radek Sikorski, dhe nuk tha se kur do të zëvendësohen ambasadorët e tërhequr.

Por ministria tha se procedura kishte filluar.

Associated Press raportoi se tërheqja e diplomatëve mund të mos marrë miratimin e presidentit Andrzej Duda, i cili ka qenë i lidhur me qeverinë e mëparshme të krahut të djathtë dhe është kritik ndaj Tusk.

Gjatë viteve të saj në pushtet, partia nacionaliste në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) u akuzua për minim të së drejtës në Poloni, duke hequr të drejtat e abortit dhe duke synuar pakicat. Veprimet e saj nxitën një konflikt me BE-në për çështje që variojnë nga pavarësia e gjyqësorit deri te të drejtat e LGBTQ+.

Pasi Tusk u konfirmua si kryeministër në dhjetor, ai u zotua të përmirësojë gjithçka.

“Ne do të jemi në gjendje të korrigjojmë gabimet në mënyrë që të gjithë, pa përjashtim, të ndihen si në shtëpinë tonë,” tha ai në atë kohë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!