Polonia në kuadër të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, ka kërkuar nga NATO që të vendosë armë bërthamore amerikane në territorin e saj.
Kryeministri Mateusz Morawiecki ka theksuar se një kërkesë të tillë e kanë bërë pasi kanë vënë re se Rusia po vendos armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
“Ne po i bëjmë gjithnjë e më shumë thirrje të gjithë NATO-s që të marrë pjesë në programin e ndarjes bërthamore,” ka thënë ai.
Sipas tij, armët bërthamore duhet të vendosen në Poloni sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al