Qeveria e Polonisë i ka dhënë fund një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën, njoftoi të hënën ministrja e klimës së vendit, Anna Moskwa, shkruan CNN.
“Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal tubacionin”, shkroi MoskWa në TWitter.
“Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus.Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo.
Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë. Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror.
Vendimi erdhi një ditë pasi Rusia ndaloi eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë.
Polonia dhe Bullgaria ndërprenë eksportet në fund të prillit për shkak se nuk pranuan të bënin pagesa në monedhën ruse – një veprim që udhëheqësit e BE-së e përshkruan në atë kohë si “shantazh” nga Moska.
/abcnews.al