Polonia është e shqetësuar pse në protestat e fermerëve shfaqen slogane pro Putinit

schedule19:28 - 21 Shkurt, 2024

schedule 19:28 - 21 Shkurt, 2024

Autoritetet polake kanë shprehur shqetësimin për shkak se sloganet që lavdërojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën kundër Ukrainës janë shfaqur në protestat e fermerëve në atë vend.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se besonte se grupet ekstremiste po përpiqeshin të merrnin përsipër protestën e fermerëve, ndoshta nën ndikimin e agjentëve rusë.

Ministria u bëri thirrje organizatorëve të protestës që të “identifikojnë dhe eliminojnë nga lëvizja e tyre” ata që e sjellin dhe e provokojnë, duke sqaruar se është e nevojshme për interesat e vendit.

Në protestën e së martës, një traktor në rajonin jugor të Silesisë mbante një flamur sovjetik dhe një pankartë ku shkruhej “Putin, vendosi gjërat në rregull me Ukrainën, Brukselin dhe sundimtarët tanë“.

Ministri i Punëve të Brendshme Marćin Kjervinski ka vlerësuar se pankarta është “skandaloze”, dhe se policia ka reaguar menjëherë dhe se incidenti është duke u hetuar.

Sipas legjislacionit polak, promovimi i sistemeve totalitare dënohet deri në tre vjet burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!