Polonia do vazhdojë zgjerimin e BE/ Merr presidencën në 1 janar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

schedule13:37 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 13:37 - 19 Dhjetor, 2024

Hungaria do ia pësojë Polonisë Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian për 6 muajt e ardhshëm dhe ajo që kërkohet prej Shqipërisë është vazhdimi njësoj në rrugën e integrimit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłaë Sikorski gjatë takimit në Tiranë me homologun shqiptar, Igli Hasani tha se për vendin e tij, zgjerimi i BE-së do të jetë përparësi, ndërsa Shqipëria pritet të avancojë me hapjen e grup-kapitujve të tjerë.

‘Zgjerimi i be është një përparësi e presidencës së Polonisë. Përpjekjet këmbëngulëse shpërblehen.  Shqipëria ka dëshmuar angazhimin në reforma, sidomos në sundimin e ligjit apo respektimin e të drejave të njeriut. Ne jemi gati për hapa konkretë për t’ju mbështetur në procesin e integrimit”

Të martën në Bruksel u zhvillua Konferenca e Tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE, për hapjen e grup-kaptuillit të 6-të të negociatave, atë të Marrëdhënieve me Jashtë. Kryeministri Rama shprehu ambicien që brenda 2025 të hapen të gjithë grup-kapitujt, me synimin për ta përmbyllur gjithë këtë proces gjatë 2027.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!