Polonia do të dërgojë në Ukrainë katër avionë MIG-29 gjatë ditëve në vijim.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Andrzej Duda në një mesazh në Twitter.
Prezydent @AndrzejDuda: W ciągu najbliższych dni przekazujemy 4 samoloty MiG-29 na Ukrainę.
Jak dodał PAD, pozostałe maszyny są serwisowane i przygotowywane do przekazania. Zastąpimy je dostawami koreańskich FA-50 i amerykańskich F-35 pic.twitter.com/m63OLkwM7y— Karol Darmoros ?? (@KarolDarmoros) March 16, 2023
“Në ditët në vijim, ne do t’i dorëzojmë Ukrainës 4 avionë MiG-29. Avionët pritet të dorëzohen së shpejti,” tha ai.
Një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, Varshava ka marrë një rol udhëheqës në bindjen e aleatëve ndonjëherë hezitues për të furnizuar Kievin me armatime të rënda. Ai ka thënë se çdo transferim i avionëve do të bëhet si pjesë e një koalicioni.
Aleatët e NATO-s në ish-lindjen komuniste si Polonia dhe Sllovakia kanë qenë veçanërisht mbështetës të zëshëm të Kievit që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.
Sllovakia gjithashtu ka konsideruar nëse do të dërgojë avionë MiG-29 në Ukrainë, por ende nuk ka marrë një vendim.
/abcnews.al