Polonia ka dërguar tashmë disa avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha të hënën këshilltari i presidentit polak për punët e jashtme, Marcin Przydacz, gjatë një interviste me radion polake RMF FM.
“Ne kemi një duzinë MiG që i kemi marrë në vitet ’90 të dorëzuara nga Republika Demokratike Gjermane dhe janë funksionale dhe luajnë një rol në mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore.
“Ne do t’i zëvendësojmë ato me dërgesa “FA-50 të Koresë së Jugut dhe F-35 amerikanë,” tha Duda.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh dërgimin e avionëve luftarakë nga aleatët e saj. Deri më tani, vetëm Polonia dhe Sllovakia, të cilat kanë premtuar të dorëzojnë 13 avionë luftarakë MiG-29 , i janë përgjigjur kësaj thirrjeje.
Varshava ka marrë drejtimin midis aleatëve të NATO-s në furnizimin e Kievit me armë të rënda dhe Polonia ka qenë një nga vendet europiane më të zëshme kundër Rusisë edhe para pushtimit të Ukrainës.
/abcnews.al