Polonia dëbon 3 diplomatë rusë

schedule12:53 - 16 Prill, 2021

schedule 12:53 - 16 Prill, 2021

Polonia ka dëbuar tre diplomatë rusë, të akuzuar për “veprime armiqësore”, sipas një deklaratë nga Ministria e Jashtme. Masa vjen menjëherë pasi SHBA dëboi 10 diplomatë rusë të enjten dhe vendosi sanksione kundër dhjetëra kompanive dhe  zyrtarëve.

Uashingtoni ka deklaruar se masat janë hakmarrje për ndërhyrjen e  Kremlinit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar dhe një sulm masiv kibernetik ndaj agjencive federale të njohura si SolarWinds.

Duke shprehur “solidaritetin e saj të plotë” me Uashingtonin, Ministria e Jashtme polake tha se “vendimet e marra së bashku me aleatët” ishin “përgjigja më e përshtatshme ndaj veprimeve armiqësore të Federatës Ruse”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!