Varshava ka arrestuar dy rusë të akuzuar për spiunazh dhe përhapje të propagandës për grupin ushtarak Wagner.
“Agjencia e Sigurisë së Brendshme, duke punuar me Policinë, ka identifikuar dhe arrestuar dy rusë që shpërndanin materiale propagandistike të grupit Wagner në Krakov dhe Varshavë”, tha ministri i Brendshëm polak Mariusz Kamiński.
“Të dyve u dërguan në paraburgim,” shtoi ai.
Wagner udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër Moskës në fillim të këtij viti, në një përpjekje për marrjen e pushtetit që zbuloi çarje të thella midis zyrtarëve të lartë në Rusi.
Mijëra trupa Wagner u zhvendosën më vonë në Bjellorusi, duke rritur tensionet midis Polonisë fqinje dhe aleatit të Kremlinit, për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak në kufi.
/abcnews.al