Një punonjës i minierës humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një tërmet goditi sot një minierë në rajonin Bielszowice të Polonisë jugore. Një zëdhënës i Grupit Polak të Minierave tha se pesë minatorë u nxorën në sipërfaqe, të plagosur por të ndërgjegjshëm dhe u dërguan në spital.
“Një punëtor është brenda në minierë. Fatkeqësisht, sipas mjekut ai ka vdekur”, tha zëdhënësi.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 1000 metrash.
/abcnews.al