Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Politikisht autik”,  ndjesa e Ramës/ “Të gabosh është njerëzore, të kërkosh ndjesë është burrërore”

schedule11:16 - 23 Prill, 2025

schedule 11:16 - 23 Prill, 2025

“Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore.” 

Edi Rama ka kërkuar publikisht falje për deklaratën e së martës kur gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër tha se “të votosh kënetën je politikisht autik”.

Kryeministri tha se edhe pse jo qëllimisht, termi i përdorur ishte i papërshtatshëm.

“Krejt pa dashje kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje. Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plotë të drejtë.”

Rama pranoi se ka cënuar ndjeshmërinë e shumë prindërve dhe fëmijëve me aftësi të ndryshe. Për ketë arsye thotë se kjo do të jetë edhe një shtysë më shumë për të rritur mbështetjen për ketë kategori.

“Kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit me aftësi të veçanta çka dhe më ka shtyrë të nxisë dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.”

Një koment Rama e kishte edhe për kundërshtarët politike.

“Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli.”

/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!