Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Geron Kamberi, në një intervistë në “News Line” në ABC News, foli për arrestimin e Nicolas Maduro, si edhe paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Trump, ndaj presidentit të Kolumbisë.
Gjatë kësaj interviste, Kamberi tha se arrestimi i Maduros ishte i paralajmëruar dhe se operacioni i zhvilluar nga SHBA nuk ishte surprizë sipas tij.
Arrestimi i Nicolas Maduro shtoi si, ishte finalja e këtyre paralajmërimeve të bëra shpesh edhe nga Departamenti i Shtetit.
“Në rastin e presidentit Maduro duket të kemi parasysh që ishte finalja e një sërë hapash dhe paralajmërimesh që kishin nxjerrë edhe një çmim se kush jepte informacione për vendndodhjen e presidentit venezuelian. Por ishte një veprim që duket sikur kapërcente normat e të drejtës ndërkombëtare, por çdo gjë është bërë e paralajmëruar dhe nuk ka pasur ndonjë surprizë”, tha ai.
Më tej theksoi se presidenti amerikan Donald Trump si në mandatin e parë, por edhe në mandatin e dytë, ka qenë shumë transparent. Më tej shtoi se Trump shpeshherë e ka bërë të qartë se kush merret me trafik drogë dhe e transporton atë në SHBA nuk do ta tolerojnë.
“Kush ka ndjekur deklaratat e presidentit Trump, kanë qenë të qarta, pasi Trump është ‘partizan i thjeshtësisë në politikë’. Qasja e tij edhe në mandatin e parë dhe të dytë ka qenë e qartë dhe besoj nuk ka pasur ndonjë president më transparent. Brenda SHBA ishte ligji i 14 shtatorit i vitit 2001, edhe pse u miratua nga Kongresi e Senati, kishte një specifikë që autorizonte presidentin e SHBA që të ndërhynte edhe pa marrë autorizim. Në deklaratë për shtyp, Trump tha se “nuk duam të hymë në luftë me askënd, por dimë që një vend tjetër merret me trafik drogë dhe e sjell në SHBA, dhe në shkojmë atje e kapim. Pra sqaroi që nuk kishte asgjë me Venezuelën. Edhe presidentja aktuale mori një paralajmërim nga Trump, por reagimi i Kinës dhe Rusisë kanë qenë interesant. Reagimi i ministrisë së Jashtme kineze, kanë qenë në nota pak më të ashpra. SHBA kanë pasur një shqetësim në fuqizimin dhe rolin e Kinës…Ndërsa për Kubën mund të themi se nuk përbën shqetësim për SHBA, ndërsa për Kolumbinë ka pasur shumë ekspertë që kanë theksuar, që problemi i narkotrafikut është shumë i madh. Kolumbia ka edhe një rrugë kufiri tokësor me SHBA. Po ashtu edhe Meksika është një vend problematik sa i përket narkotrafikut. Por gjithsesi, qëndrimi i SHBA është tashmë i qartë”, tha ai.
/abcnews.al/


