Politikat e jashtme të Trump mund të cojnë drejt përforcimit të aleancës Kinë–Rusi

schedule15:55 - 11 Qershor, 2018

schedule 15:55 - 11 Qershor, 2018

Sipas analizave të politologëve ndërkombëtarë, linja politike që ndiqet aktualisht nga administrata Trump rrezikon të përforcojë edhe më shumë aleancën mes Kinës dhe Rusisë.

Takimi mes presidentit të Kinës Xi Jinping dhe homologut të tij rus Vladimir Putin gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait shënoi takimin e 25 mes dy liderëve në pesë vitet e fundit. Në mes të asaj që duket gjithnjë e më shumë një luftë e re tregtare ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, a do të shënojë takimi mes Kinës dhe ish-aleatit të saj një fazë të re në marrëdhëniet kineze-ruse?

Gjithnjë e më shumë, Shtetet e Bashkuara paraqesin një kërcënim ekonomik dhe të sigurisë për Kinën dhe Rusinë. Më 18 Maj, Shtetet e Bashkuara dhe Kina arritën një kompromis për të ndalur luftën tregtare në dukje. Zbulimi pasoi negociata intensive mes dy vendeve.

Megjithatë, më 29 Maj, administrata Trump vendosi një tarifë prej 25 për qind mbi mallrat e importuara me vlerë 50 miliardë dollarë nga Kina, pas 15 Qershorit, gjë që padyshim do zemërojë Kinën.

Moska gjithashtu e gjen veten në kundërshtim me Uashingtonin. Marrëdhëniet midis SHBA-Rusisë u ngrinë pas krizës ukrainase, kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Vendet perëndimore, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, njoftuan sanksione diplomatike dhe ekonomike kundër Rusisë, për shembull, ata pezulluan anëtarësimin e Rusisë në G8. Uashingtoni ka targetuar gjithashtu shumë biznesmenë dhe entitete ruse, duke forcuar sanksionet ndaj industrisë financiare, mbrojtëse dhe energjitike të Rusisë dhe duke kufizuar bankat e financuara nga Rusia nga financimi në tregjet perëndimore.

Tensionet e Moskës me Uashington po intensifikohen edhe në Lindjen e Mesme. Pasi akuzoi qeverinë siriane për një sulm të armëve kimike, Uashingtoni kreu sulme ajrore së bashku Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën në instalimet ushtarake siriane, të cilat janë nën mbrojtjen e Rusisë. Putin dënoi sulmet ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Siri si një “akt agresioni”.

Zhvillimet aktuale po ndodhin nën një sfond të marrëdhënieve tashmë pozitive midis Kinës dhe Rusisë. Pekini ka parë interesat gjithnjë e më të lidhur me ata të Rusisë. Pasi Xi mori pushtetin në 2013-n, partneriteti gjithëpërfshirës strategjik i koordinimit mes dy vendeve hyri në një fazë të re, me Xi dhe Putin që pretendojnë një marrëdhënie të ngushtë pune dhe miqësi personale.

Përveç marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta politike, marrëdhëniet ekonomike po lulëzojnë. Për Rusinë, Kina është një treg i rëndësishëm dhe burim i kapitalit, veçanërisht në klimën e tensionuar politike të sanksioneve të SHBA. Për Kinën, furnizimi stabil i energjisë nga Rusia është i rëndësishëm për të siguruar rritjen ekonomike të Kinës. Kina ka ruajtur pozitën e saj si partneri më i madh tregtar i Rusisë për tetë vjet. Në 2017, tregtia dypalëshe e Kinës dhe Rusisë u rrit në 84.07 miliardë dollarë, një rritje prej 20.8 për qind.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, të marra sëbashku, që mund të sjellin një ndryshim nga partneriteti strategjik në aleancë, ka disa faktorë që e bëjnë këtë zhvillim të pamundur. Për shembull, Xi Jinping ka refuzuar zyrtarisht një qasje të aleancës ndaj sigurisë.

Gjithësesi Kina i shmanget aleancave, duke u bazuar në pikëpamjen se, sapo Kina të bashkohet me disa vende, ajo në mënyrë të pashmangshme do të detyrohet nga aleatët e saj, duke çuar në një mjedis jashtëzakonisht të pafavorshëm.

Përveç kësaj, pavarësisht tensioneve aktuale, Kina mban lidhje të ngushta ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Kina dhe SHBA-të janë shumë të ndërvarura dhe partnerë ekonomikë plotësues. Ata ndajnë një sasi të madhe interesash të përbashkëta nëpërmjet një bashkëpunimi gjithëpërfshirës ekonomik.

Fakti që Kina nuk do të bashkohet formalisht me Rusinë nuk do të thotë se Kina nuk do të zhvillojë marrëdhënie strategjike të nivelit të lartë me Rusinë. Në fakt, thellimi gjithpërfshirës i bashkëpunimit strategjik të Kinës dhe Rusisë në nivel më të lartë dhe promovimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve Kinë-Rusi është i dobishëm për të ruajtur zonën strategjike të Kinës dhe për të balancuar presionin amerikan me marrëdhëniet strategjike mes Kinës dhe Rusisë. Të ballafaquar me kontrollin e SHBA-së, Kina dhe Rusia do të mbështesin me vendosmëri njëri-tjetrin për çështjet që prekin interesat e tyre kryesore, duke përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë./abcnews.al