Një politikane e shtetit të Kalifornisë në SHBA është detyruar të shkojë bashkë me vajzën e sapolindur në mbledhjen e asamblesë.
Buffy Wicks iu refuzua kërkesa për të votuar me prokurë, dhe e detyruar ajo mori vajzën e saj të vogël dhe e solli ne asamble.
Pamjet po bëjnë tashmë xhiron e rrjeteve sociale. Anëtarëve të asamblesë në rrezik për Covid-19 iu dha zgjedhja për të votuar në distancë gjatë pandemisë, por zonjës Wicks iu refuzua.
Ndonëse ishte me leje e lindjes ajo u konsiderua si kategori që nuk përbënte rrezik të lartë.
Në një intervistë me The Guardian të mërkurën ajo tha: “Çdo grua ka qenë në atë situatë, ndoshta jo në asamble”. g.v/abcnews.al