Politikani serb rreh me raketë tenisi pronarin e një klinike private

schedule12:03 - 19 Korrik, 2020

schedule 12:03 - 19 Korrik, 2020

Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviç pasditen e djeshme është përfshirë në një debat në akte dhune. Mediat serbe raportojnë se ai ka rrahur me raketë tenisi pronarin e një klinike private për terapi fizike.

Incidenti ka ndodhur në Beogradin e Ri, para Klinikës për terapi Fizike në pronësi të D.I, 41 vjeç.

Sipas raportimit të pronarit të Klinikës, “politikani Çedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë e me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuar me raketë tenisi”. Ndër të tjera mësohet se, kreu i PLS-së ka goditur në kokë dhe trup personin D.I.

Prokuroria e Beogradit ka nisur hetimet për incidentin. Përveç kësaj, organi i akuzës po verifikon nëse Jovanović ka shkelur karantinën pasi u la i lirë nga spitali ku po mjekohej nga Covid 19, d.m.th nëse iu imponua karantina./abcnews.al