Politikani serb bën simbolin e shqiponjës në televizion

schedule14:21 - 1 Gusht, 2018

schedule 14:21 - 1 Gusht, 2018

Cedomir Jovanoviç, politikani liberal serb, gjatë një interviste televizive për mediat serbe ka bërë simbolin e shqiponjës me duar. Ai theksois e ky është një simbol kombëtar për shqiptarët dhe kjo nuk ka pse të pengojë serbët.

Politikani liberal serb, Çedomir Jovanovic, kritikoi politikën dhe shoqërin serbe pasi sipas tij po e lënë vendin prapa duke u marr me gjëra pa kutpim.

Në një intervistë për televizioni serb N1 ai bëri simbolin e shqiponjës me duar, duke thënë se ky simbol është një nga gjërat që i pengon serbët të ecin përpara. Jovanoviç shtoi se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte, pasi për shqiptarët është një simbol kombëtar, njësoj si serbët që përdorin tre gishta.

Jovanoviç ka ndërmarrë një iniciativë në Serbi, për të krijuar një koalicion, të cilin e quan ‘Koalicioni i Paqes’. Përmes këtij koalicioni ai synon të arrijë një marrëveshje paqësore mes Serbisë dhe Kosovës, e cila, sipas tij, do t’i hapte perspektivën vendit. Edhe pse nuk është pjesë e pushtetit dhe shpesh e kritikon, Jovanoviç sulmoi dhe opozitën serbe duke thënë se është e pashpresë. Madje sipas tij, presidenti i vendit Vuçiç është shumë më modern se opozita.

Ai theksoi se takimi i shtatorit mes presidentit të Kosovës Thaçi dhe atij serb Vuçiç, do të jetë shumë i rëndësishëm madje një shans i fundit që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!