Politikani republikan në Kentucky, vetëvritet pas akuzave për përdhunim

schedule12:08 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 12:08 - 14 Dhjetor, 2017

Den Xhonson, politikani Republikan në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëvritet me armë pas akuzave nga policia për përdhunim të një gruaje në bodrumin e shtëpisë së tij në vitin 2013.

Politikani Republikan i Kentakit, Den Xhonson, është vetëvrarë me pistolet pas akuzave se kishte përdhunuar një grua në bodrumin e shtëpisë së tij në vitin 2013.

Sipas, mjekut ligjorë bëhet fjalë për një vetëvrasje, por autopsia pritet të zhvillohet në orët e ardhshme. Zyrtarë të policisë, shpjeguan se 57-vjecari kishte ndaluar makinën pranë një ure dhe kishte qëlluar veten me një plumb.

Denoncimi për përdhunim ishtë bërë publik të hënën, në një raport nga Policia e Kentakit. Xhonson, ju kundërpërgjigj këtyre akuzave duke i cilësuar totalisht fallco dhe pjesë e një strategjie për të deskredituar Partinë Republikane të Presidentit Trump.

Gjatë së mërkurës, Xhonson, postoi një mesazh në facebook per familjen e tij, duke deklaruar se kishte vuajtur nga problemet post-traumatike prej 16- vitesh, dhe duke paralajmëruar se kjo sëmundje do ti merrte jeten.

Xhonson, ishte zgjedhur në legjislaturën e shtetit të Kentakit në vitin 2016. Ai, fitoi pavarësisht polemikave me postimet në facebook të fotove që krahasonin Ish-Presidentin Obama dhe bashkëshorten e tij me majmunë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!