Politikani palestinez akuzon Izraelin për gjenocid: Vazhdimi i luftës, diçka e papranueshme

schedule13:23 - 23 Nëntor, 2023

schedule 13:23 - 23 Nëntor, 2023

Një politikan i zgjedhur i Iniciativës Kombëtare Palestineze ka akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm.

Duke folur për Sky News nga Bregu Perëndimor i pushtuar, Mustafa Barghouti tha se 9,000 fëmijë janë vrarë në luftë deri më tani dhe sulmet izraelite po vazhdojnë.

“Tragjedia është se rreth 7,000 njerëz janë të zhdukur nën rrënoja dhe gjysma e tyre janë ndoshta fëmijë palestinezë,” shtoi ai.

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim katër-ditor si dhe një shkëmbim pengjesh të burgosurish është vonuar.

Marrëveshja pritej të zbatohej këtë të enjte, por zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë thënë se do të ndodhë, sa më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!