Kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, tha se zgjedhjet në Turqi janë “ndoshta shansi i fundit” për opozitën që të largojë në mënyrë demokratike Presidentin Rexhep Tajip Erdogan nga pushteti pas dy dekadash.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ka të ngjarë të jenë të lira, “por aspak të drejta”, tha ligjvënësi për grupin gjerman të medias RND.
Erdogan dhe besnikët e tij po shtrëngojnë kontrollin e tyre në media, komisionin zgjedhor dhe gjyqësorin, theksoi ai.
/abcnews.al