Politikanët serbë festojnë dështimin e Kosovës në Interpol

schedule17:13 - 20 Nëntor, 2018

schedule 17:13 - 20 Nëntor, 2018

Serbët, përfshirë ata që jetojnë në veri të Kosovës, kanë festuar dështimin e Prishtinës për t’u anëtarësuar në Interpol. Beogradi zyrtar e konsideron si një fitore diplomatike, që dëshmon se Serbia nuk është një vend i vogël.

Serbia është në festë pasi Kosova nuk arriti të kalojë anëtarësimin në Interpol. Politika e cilësoi si fitore diplomatike. Të parët për të festuar kanë dalë serbët e Kosovës në veri. Pas tyre në konferencë për shtyp si rrallë herë bashkë kanë dalë presidenti, Alleksandar Vuçiç dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç. Presidenti serb tha se presioni ishte i madh, por ruajti fytyrën dhe bëri thirrje për kompromis.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Shpresoj që shqiptarët ta kuptojnë këtë si mundësi për tu kthjelluar. Shpresoj që ta kuptojnë se pa zgjidhje të kompromisit nuk ka asgjë dhe nuk duhet të urrejnë Serbinë. I lus që të mos vënë taksa pasi ne nuk kemi ndaluar kamionet e tyre, as ata 5 mijë që vijnë këtu e as ata 30 mijë që kalojnë nëpër Serbi”.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm, Serbi: “Është një fitore e madhe diplomatike. Nuk mund ta fsheh gëzimin dhe kam një listë të atyre që nuk na mbështetën. Kush tha se Serbia është e vogël, gënjen!”

Reagimet kanë ardhur nga shumica e politikanëve serb, të cilët thanë se një pjesë e madhe e serbëve rrezikonin të ishin të kërkuar nga Kosova në rast të anëtarësimit në këtë organizatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!