Politikanët përfituan nga pandemia për të trajtuar popullin si fëmijë

schedule10:31 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 10:31 - 23 Dhjetor, 2020

Nga Karol Markowicz, New York Post

Gjatë një konference për shtyp, guvernatori i Neë York Andreë Cuomo, prezantoi një tabelë duke treguar vendet se ku po përhapet aktualisht Covid-19. Sipas tabelës, grumbullimet në ambientet private përbënin 74 për qind e rasteve të reja, ndërkohë, restorantet dhe baret përbënin vetëm 1.43 për qind të rasteve.

Megjithatë guvernatori ndaloi frekuentimin e restoranteve në ambiente të mbyllura, sidomos në qytetin e Neë York-ut, që ka shkallën e dytë më të ulët të rasteve të reja, dhe shkallën e dytë më të ulët të shtrimeve në spital nga çdo rajon i shtetit.

A ka kuptim kjo masë? Sigurisht, që jo.

Rastet janë rritur ndjeshëm në Amerikë, disa muaj pasi Cuomo publikoi një foto duke festuar triumfin e tij mbi Covid-19. Ai duhet t`a ketë ndjerë se duhej të bënte diçka. Dhe bëri diçka.

Veprimet e tij – mbyllja e bizneseve që nuk ishin përgjegjëse për pjesën më të madhe të përhapjes së virusit – janë një simptomë e infantilizmit më të gjerë të popullit amerikan ndaj zyrtarëve të zgjedhur. Në fakt, politikanët kanë një pushtet të madh: pushtet mbi subjekte të cilat ata i konsiderojnë shumë budallenj për t’i kundërshtuar, apo për të marrë vendime racionale për veten e tyre.

Cuomo, vendimet e të cilit shkaktuan nivelin më të lartë të viktimave nga çdo shtet në SHBA, nuk di tani se si të ngadalësojë përhapjen e Covid-19.

Dhe ndërkohë ai vazhdon të japë urdhra jo-shkencore kundër bizneseve që tashmë janë në mëdyshje nëse duhet të qëndrojnë hapur apo të falimentojnë.

Dhe nuk është i vetëm në këtë qasje. Në një intervistë të fundit për CNN, presidenti i zgjedhur Joe Biden prezantoi planin e tij për të luftuar përhapjen e Covid-19: Të gjithë do të mbajmë maska ​​për 100 ditë! Deklarata e tij ishte e çuditshme, pasi të gjithë amerikanët po mbajmë maska.

Dhe kushdo që refuzon të mbajë maska ​​në vende publike, ndoshta do duhet të fillojë tani me urdhër të Joe Biden, teksa vaksinat janë në horizont.

“Vetëm 100 ditë maska. Jo përgjithmonë, vetëm 100 ditë”- theksoi Biden. Ky është udhëzimi më i paqartë i mundshëm.

Kur të mbajmë maskë? Kur të flemë? Midis 2 kafshatave kur hamë? Në shtëpi me familjet tona?

Ndoshta nëse autoritetet do të japin udhëzime reale, të zbatueshme se si populli të mbrohet, amerikanët  do të shohin një rënie të përhapjes së koronaviusit.

Në vend të kësaj, sa herë që shifrat rriten, politikanët  tundin gishtin tregues në shenjë qortuese sikur të jemi fëmijë të këqij, rebelë, edhe kur shumica prej tyre bën çmos për të ndjekur rregullat auto-kontradiktore dhe fyese të inteligjencës.

Do të ishte shumë më efektive nëse politikanët do të thonin: “Mos  mbani maskën kur jeni jashtë, kur nuk gjendeni pranë askujt, por mbajeni atë në vende të populluara me njerëz”.

Por ata nuk e thonë këtë, me sa duket duke menduar një sjellje më të rreptë. Gjithmonë me maskë, është më e mira.

Atëherë njerëzit nuk e marrim më seriozisht gjithë këtë çështje. Dhe nuk është vetëm çështja e maskës, por e të gjitha masave mbrojtëse në përgjithësi. Njerëzit janë  lodhur nga rregullat e pakuptimta, dhe një sulm i pamëshirshëm ndaj mënyrës të jetësës.

Shkalla e shtrimeve në spital dhe viktimave në Neë York mbetet e ulët. Në fakt, shifrat janë të ngjashme me ato të shteteve si Florida, ku gjithçka është e hapur.

 E përse të vazhdojmë të ndjekim një politikë të dështuar të mbylljes?

Duke shkruar për “Los Angeles Times” javën e kaluar, Somia Karlamangla tha se njerëzit thjesht nuk po e dëgjojnë më këshillën e qeveritarëve për të qëndruar në shtëpi.

“Mesazhi funksionoi për të ulur kurbën e infektimeve në pranverë, kur frika nga virusi i ri dhe mënyrat tinëzare përmes të cilave mund të përhapej virusi, izolohen në shtëpi shumë njerëz. Por, nëntë muaj më vonë, fjalët duket se kanë humbur kuptimin e tyre.”

Karlamangla citoi dr.Monika Gandin, specialiste e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, që tha: “Kjo po ndodh jo sepse publiku është i papërgjegjshëm; por për shkak se ata po e humbin besimin tek zyrtarët e shëndetit publik që vendosin kufizime arbitrare”.

Arbitrare është fjala e duhur. Në fakt, është fjala që shumica ka përdorur në fillim të gushtit, kur njerëzit nuk do të dëgjonin më këshillat, pasi shumica e udhëzimeve të sigurisë nuk kishin kuptim.

Rregullat që fyejnë inteligjencën e amerikanëve, e kanë humbur përfundimisht besueshmërinë e tyre, ashtu edhe të autoritetet që i shpallin ato. Ka qenë gjithnjë rreziku,që njerëzit e lodhur nga imponimi i rregullave absurde,të pushonin së ndjekuri ato rregulla.

Dhe disa po e bëjnë këtë. Sikur politikanët t’u kishin besuar amerikanëve, duke u thënë që të bënin më të mirën e mundshme përballë një korovavirusi që ishte i vështirë të frenohej, ata mund të ishim në një pozitë më të mirë për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, mbi ekonominë, apo edhe gjendjen e  përgjithshme shëndetësore.

Në mars, mund të ishte normale që të ndërmerreshin rregulla gjithëpërfshirëse, por tani na duhen përgjigje të mençura, të synuara dhe të sakta. Kjo fillon me supozimin se amerikanët nuk janë fëmijë të paaftë për të llogaritur rrezikun, dhe për të marrë vendimet më të mençura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!