Politikanët e PDK-së vranë njeri-tjetrin duke darkuar, një i arrestuar në Kosovë

schedule23:56 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:56 - 8 Shtator, 2021

Një person është arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së dy personave në Pejë.

Personi i cili përfundoi i plagosur nga rasti i vrasjes së dyfishtë në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi në facebook.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar“, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar të zbardhin detajet e rastit deri në fund.

“Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të  ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për  qytetarët. Familjeve të të vrarëve iu shpreh ngushllimet e sinqerta”, shtoi ai.

Deri tani bëhet e ditur se të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj./Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!