Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Politikanë spiunë?”, Balla: T’i japim mbështetje të plotë Autoritetit të Dosjeve, Genta Sulën e nxorët patronazhiste

schedule17:17 - 28 Korrik, 2022

schedule 17:17 - 28 Korrik, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha nga Kuvendi sot partitë politike duhet t’i japin mbështetje të plotë Autoritetit të Dosjeve, për çështjet e sigurimit të shtetit dhe se të gjithë duhet të reflektojnë me seriozitet mbi këtë çështje.

Balla tha se duhet ndërhyrje urgjente nga Kuvendi. Ai përmendi gjithashtu Genta Sulën, drejtoreshën e Autoritetetit të Dosjeve, duke thënë se PD-ja e nxori patronazhiste.

Ai tha gjithashtu se vetë Meta por edhe Berisha kanë miratuar qe Genta të jetë në krye te Autoritetit.

Balla tha se e kanë zgjedhur me konsensus së bashku me Metën dhe tani që po bën detyrën e saj, e akuzojnë për patronazhiste.

“Është çështja që meriton që sa më shpejt të mundemi të kemi një debat dhe natyrshëm reflektim serioz. Ngritja e bashkëpunëtorëve të Shtetit, shërbim terrori në të gjitha majat e politikës, kërkon reflektim. Urgjent nga ky parlament, në mënyrë të mëhershme. Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi Autoritetin e Dosjeve. Ata kanë alarmuar Kuvendin. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste. Duhet t’u japim drejtim atyre ndërhyrjeve ligjore dhe shpresoj që zoti Alibeaj të mbajë fjalën. Autoriteti i Dosjeve të shoh çdo dosje të atyre që kanë hyrë me përgjues në trup. PS është gati dhe do mbështesë çdo ndryshim në kod. Shpresoj që PD të reflektojë.”, tha Taulant Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!