Politika përkujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut

schedule13:40 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 13:40 - 10 Dhjetor, 2017

Presidenti Meta ka përkujtuar miratimin më 10 dhjetor 1948, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, ose siç e quan ai, kushtetuta e parë universale në mbarë botën. Ndërsa citon një pasazh nga kjo deklaratë, që ka të bëjë me njohjen e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta, të të gjithë familjes njerëzore, Presidenti Meta e quan thellësisht emancipues këtë dokument. Ai shton gjithashtu se këto fjalë u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, por edhe shoqërisë civile, të rikthejnë jo vetëm kujtesën, por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre, në respekt të parimeve detyruese të kësaj deklarate. Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, në përkujtimin e kësaj date, pohon se 27 vjet pas ardhjes së demokracisë, shqiptarët ende nuk zgjedhin dot të lirë. Sipas tij, të drejtat themelore janë asgjesuar nga shitblerja e votës, me shantazhe dhe me kërcënime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!