Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Politika përkujton Masakrën e Reçakut/ Osmani: Sot jemi të lirë falë dëshmorëve të UÇK

schedule17:09 - 15 Janar, 2026

schedule 17:09 - 15 Janar, 2026

Si çdo vit politika ka bërë homazhe në varrezat memoriale të Reçakut.

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se themelet e shtetit të Kosovës janë të forta falë sakrificës së martirëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj politika e ka për detyrë të vazhdoi ta mbroj të vërtetën.

“Sot jemi të lirë, gëzojmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në shtetin tonë sovran në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për shkak se themelet e shtetit tonë janë të forta dhe janë bërë të forta me sakrificën e martirëve të Reçakut dhe gjithandej Kosovës, dhe dëshmorëve të UÇK-së, të cilët dhanë edhe jetën në mënyrë që ne sot të gëzojmë lirinë.”



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se na Hagë po gjykohen krerët e UÇK-së e jo ata që kanë kryer krimet.

“Ta gëzojmë lirinë. E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo vetëm në Reçak por edhe për Mejën dhe shumë të tjera. Po ashtu, është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së dhe jo ata që kanë kryer krimet anë e mbanë e Kosovës dhe është një akuzë që kërkon drejtësi.”

Në homazhe morën pjesë edhe kreu i PDK Bedri Hamza dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku, ndërsa Albin Kurti premtoi se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, edhe pse per masakren e Reçakut nuk ka ende asnjë të dënuar.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!