Politika në sytë e aktorëve, Zenelaj: Opozita ka 20 vrima vete, s’ka si zgjidh halle tona

schedule11:48 - 8 Tetor, 2021

schedule 11:48 - 8 Tetor, 2021

Dy aktorët Genc Fuga dhe Gentian Zenelaj këtë të premte të ftuar në ABC Live kanë komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në fjalën e tyre aktorët theksojnë se është e pamundur të mendosh sesi jemi të katandisur për shkak se politikanët tanë vijojnë që të jenë të jenë po të njëjtën në 30 vite.

Fuga ka theksuar se rritja e çmimeve është një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës dhe lëvizja qytetare nuk merret parasysh.

Në 2008 u hoq pragu zgjedhor ku nuk kishte rëndësi pjesëmarrja e popullsisë, ku u përjashtua zona gri e qytetarëve dhe shoqëritë civile ndërsa mbeten vetëm militantët.

Lëvizja qytetare është e jashtëligjshme me lëvizjet kushtetuese të 2008, misioni i opozitës është që çdo kauz  qytetare ta bëjë kauz politike për ta ndëshkuar një herë në katër vjet me votë ndryshe nuk do të kemi asnjë fajtor për ta plasur në burg. Opozita ka rënë dakord për rritjen e çmimeve pasi po i njëjti parlament ka qenë që votuan dhe mos rritjen e pensioneve për prindërit e tyre. Fati që kemi ne në Shqipëri është se ne qeshim dhe qajmë, loti është i pandarë.

Edhe për lëvizjen më të madhe atë të armëve kimike ne nuk kemi pas mirëbesim ndaj faktorëve të tjerë, jam i bindur se Rama atë ditë ka thënë se atë ditë i humbëm të gjithë bashkë ajo çfarë ndodhi ishte glorifikimi i kaçakut, i atij që theu qëndrimin e Ramës.”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër aktori Zenelaj ka theksuar se mandati i tretë i qeverisjes vijon që të jetë për meme dhe për batuta dhe jo për atë rol që ato vërtet duhet të kenë në krye të vendit.

Zenelaj shprehet se është e kotë që të shpresojmë që një opozitë që ka 20 vrima brenda vetes të zgjidhe halle tona.

“Se kuptoj që ky mandat të vijojë të jetë meme dhe batuta, batutat i bëjmë ne në skenë jo ato aty. Unë si qytetar dhe mamaja ime si pensioniste çfarë ju duhet akuzat që ato hedhin me njëri tjetrin. Ne e nisim historinë nga Skëndërbeu, memoria jonë është afatshkurtër dhe harrojmë se kjo “mitër”, politike ka prodhuar këto politika që në ’91.

Ne kemi ato që kemi zgjedhur dhe lartësuar e bërë lider dhe ja kemi varë opozitës mëlçitë në qafë. Ne mendojmë se ato do zgjidhin halle tona, por ajo ka nja 20 vrima e s’po i zgjidh dot, mos o zot me zgjidh tonat.

Shqipëria ka pas një protestë të suksesshme atë të armëve kimike, pasi ato i thanë ik çdo politikani që ishte aty dhe e vetmja lëvizje qytetare që fitoji. Ndërsa ë tjerat që u përfshi politika kanë dështuar. Ne të therim për parti, shtrohet syfyri në oborrin e kishës dhe ska asnjë ;problem dhe për partinë ne të therim. Ndasia që na bëhet është nga politika.

Europa nuk na fut në Europë se jemi popull i keq, këtë po i infektojmë vetes. Ne kemi qenë për Evropë para një mijë vjetëve. Ne nuk po futemi në Evropë për shkak të një politike të keqe prej 30 vitesh. Evropa është diplomaci e madhe dhe kemi disa kushte të mëdha”, ka thënë Zenelaj në ABC Live./abcnews.al