“Politika në krizë të thellë lidershipi”, Tarifa: PS do të ketë për një kohë të parashikueshme shumicën e votave të shqiptarëve

schedule20:44 - 30 Tetor, 2023

schedule 20:44 - 30 Tetor, 2023

Profesori Fatos Tarifa, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se politika shqiptare, ashtu sikurse edhe ajo ndërkombëtare, është në një krizë të thellë lidershipi. Sipas tij, PS do të jetë në gjendje të fitojë për një kohë të caktuar nëse opozita sillet në këtë mënyrë.

“Socialistët gjithmonë kanë pasur dhe do të kenë për një kohë të parashikueshme shumicën e votave të shqiptarëve. Ndërkohë kur identifikojmë votën e shqiptarëve me liderin e partisë, bëjmë një gabim të madh sepse ato vota nuk i merr as Rama, Berisha apo Meta. I marrin partitë përkatëse. Sikurse në Amerikë kur fitoi Trump, thanë ka 70 milionë amerikanë.

2-3 milionë kanë votuar për Trumpin. Nga kjo pikëpamje socialistët duhet të jenë të qetë me këtë opozitë se si është katandisur tani, do të jenë në gjendje të fitojnë zgjedhje. Problemi se çfarë qeverish krijojnë, me ç’njerëz, çfarë sjellin në parlament. Më shqetëson cilësia e njerëzve. Di që nga viti ’92 duhet të kemi pasur rreth 15 qeveri.

Mbani mend ndonjë qeveri të cilat të ketë qenë e pa korruptuar. Deri më sot nuk di. Besoj se pavarësisht këtij elektorati që është i zhgënjyer, do të bien në numra. Mendoj se ne jemi në një krizë të thellë lidershipi. Nuk e përjetojmë vetëm ne por në tërë Evropën. Nuk ke më sot liderë si në vitet ’70 apo ’80. Nuk ke më sot lider të mëdhenj në asnjë vend të botës.”, u shpreh Tarifa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!