Një video e kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë, prishi komoditetin publik të Kryeministrit Rama, pas një marrëveshje surprizë me Lulzim Bashën për të realizuar reformën zgjedhore. Ky denoncim i ri, provoi edhe një herë standardin e dyfishtë të Kryeministrit për rastet e të zgjedhurve të tij. Megjithatë viti politik ka nisur pa tensione e të gjithë aktorët relevantë duken të qetë.
Video e publikuar në Abcnews nga gazetari investigativ Artan Hoxha, e coi në 6 numrin e kryebashkiakëve socialistë, që po kthehen në kokëcarje për Edi Ramën. Pamjete një kamere sigurie shfaqin kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, teksa konsumon kokainë, krejt natyrshëm në një ambient public. Po javën politike që lamë pas, një tjetër kryebashkiak socialist, ai i Matit, u denoncua nga PD për shkelje të ligjit për dekriminalizimin. Heshtja e Ramës, e amplifikoi reagimin publik, duke bërë që Lulzim Basha të dilte të paktën përkohësisht nga shënjestra publike, për shkak të marrëveshjes surprizë me Ramën për reformën zgjedhore.
– Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?
Përgjigjet i gjejmë në emisionin e plotë “Politika në Abcnews”, përgatitur nga Mimoza Koçiu