“Politika në 30 vite ka shkuar drejt degradimit”, Dashnor Sula: SPAK-u mund të bëjë ‘diferencën’

schedule17:22 - 5 Tetor, 2023

schedule 17:22 - 5 Tetor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një institucion që mund të rregullojë politikën, duke hetuar klasën poltike që e ka udhëhequr vendin prej 30 vitesh dhe që është e zhytur në korrupsion.

Në një intervistë për ABC News, Sula u shpreh se edhe pse është e kapur në segmente të caktuara, ka besim se SPAK-u do e kryejë punën e tij, edhe për shkak të mbështetjes së SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar.

“E kam thënë që politika në Shqipëri nuk ka shkuar drejt përmirësimit, ka shkuar drejt degradimit, sepse të gjithë aktorët politikë përgjatë këtyre 30 viteve janë të pandashëm, në kuptimin që do duan të jenë gjithmonë në politikë dhe të ketë rol brenda politikës. Së shpejti, mendoj unë, kjo gjë do të ketë një zgjidhje. Brenda 2 apo 3 vjetësh, maksimumi 5 vitesh, kjo klasë politike që ka sunduar prej 30 vitesh, kushdo qoftë, të majtë e të djathtë, do dalë nga politika, sepse janë të zhytur në një kënetë politike, të cilët kanë krijuar problematika jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët.

Për fat të mirë, është e sigurit prej SHBA, faktorit ndërkombëtar dhe SPAK-ut, që është një drejtësi, që pavarësisht akuave që i bëhen se është i kapur, që padiskutim ka segmente të caktuara, por unë mendoj që SPAK-u është një institucion i vetëm i cili mund të bëjë diferencën në politikë, sepse nga pikëpamja politike, vetë politika nuk ka për t’u rregulluar dhe maturia e forcave politike ka humbur çdo lloj morali dhe të jeni të sigurt që nuk ka kthim mbrapa nga ana e tyre. Kam bindjen që SPAK-u, të gjithë këto aktorë politikë që kanë pasur problematika, do marrin rrugë të gjëra”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!