Dr. Luan Zyka, gjenetist dhe kryetar i unionit “Komuniteti Shqiptar e Selanikut” ishte ftuar në ABC e Mëngjesit, ku foli për jetën e tij, që nga rinia dhe për jetën mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Zyka tha se është larguar nga Shqipëria në vitin 1991, drejt Selanikut për të studiuar, pasi sipas tij kishte dështuar në Shqipëri duke u marrë me politikë.
“Unë kam ik nga Greqia, jam i lidhur në një formë tjetër me Shqipërinë. Kur kam ikur në 91’ u përzjeva këtu me politikën, me lëvizjen për të ndryshuar sistemi. Nuk isha i aftë politikisht. Gjërat në Shqipëri ishin pa mendim politik.
Dua ta them hapur, brezi jonë dështoi që të binte diçka të re në Shqipëri. Brezi jonë u tregua impotent, nuk kishte midis nesh kohezionin që të bisedonim për gjërat që duhet të bënim për këtë vend.
Për këtë ndihëm jo mirë dhe kjo është shtysë që më mban akoma lidhur me Shqipërinë me duket sikur nuk ia kam larë borxhin.
Thash më mirë po iki të studioj dhe të bëhem gati për vendin tim” tha ai.
Si gjenetist, Zyka tha foli edhe për Covid-19 dhe për atë çka mund të na presi më vonë, duke u shprehur se njerëzimi ka hyrë në një fazë të re dhe për shkak të ndryshimeve klimatike priten viruse të reja të panjohura, për të cilat ne nuk mund të përgatitemi.
“Shkencëtarët thonë se njerëzimi po hyn në një fazë të re. Është hera e parë në historinë njerëzore, që njeriu vepron mbi natyrën dhe veten e tij.
Jemi futur në një fazë të ndryshimit klimatik. Inteligjenca artificiale nuk e dimë se cfarë do të sjellë.
Ndryshimet klimatike sjellin ndryshimet e mikroflorës mund të sjellë viruse, të cilat mund të vijnë papritura. Për këto nuk mund të merren masa, sepse nuk i njohim” u shpreh Zyka.
Në fund ai tregon edhe historinë e tij me punën si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë e Kulturës, ku përfundoi në gjyq me ish-ministren dhe ia doli të fitonte në Apel.
“Emigrantët janë të lidhur me vendin e origjinës. Sa më larg të jesh, aq më shumë mall ke vendin e lindjes.
Unë kam një familje, kam dy fëmijë. Para 20 vitesh djali e shihte marrëdhënien time me Greqinë, por edhe i mungoja pasi unë vija dy herë në muaj në Universitetin Bujqësor për të dhënë mësim. Kam dhënë mësim deri në vitin 2004.
Kur erdha në Ministrinë e Kulturës si sekretar i përgjithshëm. Problemet ishin shumë të rënda për mua. Përfundova nëpër gjyqe me ish-ministren. Kur fitova Apelin dhe do të kthehesha në ministri, më pret djali te dera dhe tha “babi çkemi Shqipëria”, fitova i thash unë, ai nuk pyeti se çfarë fitova, por tha shyqyr që fole” tha Dr. Luan Zyka./abcnews.al