Besnik Tahiri, nënkryetari Aleancës për Arbërinë e Kosovës (AAK), i ftuar në “Balkan Update” në ABC News foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në lidhje me politikën e kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se politika e tij është jo strategjikë dhe se po minon stabilitetin rajonal. Ndërsa për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai tha se Serbia po shihet si palë konstruktive, ndërsa Kosova jo.
“Fatkeqësisht kjo qeveri është bërë peng e dialogut dhe negociate në Bruksel. Kurti kur ka marrë detyrën ka thënë se nuk e ka pasur prioritet dialog, tani ne jemi në një situatë që një shtet si Serbia shihet si palë konstruktive. Kosova shihet si palë që po pengon dialogun.
Dialogu në tre vite i lehtësuar nga BE nuk ka arritur të përmbushë objektivat dhe nga ana tjetër them që qeverie Kosovës e ka trajtuar këtë çështje si eksperiment që po na kthehet si një ‘boomerang’. Shqiptarët duhet të dinë që Serbia është ajo e që e ka penguar. Kurti nuk ka rritur në 3 vite që të jetë pro aktive. Kosova në mungesë të politikës pro aktivë e ka sjellë veten në këtë situatë. Kjo qasje është eksperimentale që dëmton Kosovën. SHBA dhe Amerika në raport me Kosovës është aleati ynë, që sa herë e kemi dëgjuar, kemi fituar”, tha Tahiri. /abcnews.al