Politika e jashtme/ Trump: Do ta zgjidh luftën Rusi-Ukrainë përpara janarit. Biden: I tha Putinit bëj ç’të duash

schedule03:35 - 28 Qershor, 2024

schedule 03:35 - 28 Qershor, 2024

Ish presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do ta zgjidhë luftën Rusi-Ukrainë, përpara janarit, kur ai beson se do të marrë detyrën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Në debatin presidencial me presidentin aktual Joe Biden, Trump u shpreh se Vladimir Putin nuk do e kishte pushtuar Ukrainën nëse SHBA do ishte vend i respektuar.

Ndërs Biden theksoi se Trump i ka thënë Putinit që të bëjë çfarë të dojë me Ukrainën.

Donald Trump: Pikë së pari, veteranët dhe ushtarët tanë nuk e durojnë dot. Më pëlqejnë mua. Nëse do kishim president që do respektohej nga Putin, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën. Ai nuk bëri asgjë për ta zgjidhur, e inkurajoi Rusinë që ta pushtojë. Izraeli nuk do ishte sulmuar nga Hamas. Prandaj nuk ka pasur terror gjatë administratës sime.

Joe Biden: Një numër trupash, ai tha, që ai nuk bëri asgjë gjatë sulmit rus në Ukrainë. Ne kemi qindra amerikanë jashtë Afganistanit. Nëse shohim çfarë bëri Putin në Ukrainë, Trump tha, bëj çfarë të duash.

Donald Trump: Është luftë që nuk duhet të kishte ndodhur fare. I ka dhënë 200 milionë dollarë Ukrainës. Paratë që po harxhojmë. Do ta zgjidh lutën përpara se ta marr zyrën në janar. Njerëzit po vriten. Do ta zgjidh shpejt.

Jode Biden: Putin është kriminel lufte. Do të rikthejë perandorinë e tij. Nuk do ndalojë duke marrë Ukrainën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!