TIRANË- Me sloganin “Shqipëria e Para”, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” prezantoi kandidatët e saj për deputetë dhe programin e saj, në misionin për një të djathtë dhe opozitë të re.
Enkelejd Alibeaj, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se ata synojnë të sjellin në Kuvendin e Shqipërisë një të djathtë të qartë dhe po ashtu rrëzimin e mazhorancës nga pushteti aktual.
Sipas tij, Djathtas 1912 ka si synon ta nxjerrë Shqipërinë nga kurthi politik ku e kanë futur dyshja politike Rama dhe Berisha.
“Të ruhet serioziteti i politikanëve para zgjedhjeve. Dalja jonë në këtë fushatë elektorale, krijimi i koalicionit dhe thirrja publike që bëmë para fushatës për subjekte e reja politike ka një synim: nxjerrja e Edi Ramës në opozitë, më 12 maj. Për ta nxjerrë nga kurthi i vjetër politik i Ramës dhe Berishës. Sot në Shqipëri, spektri politik nuk e ka një të djathtë. Një formacion politik, i cili të dalë në fushën e lojës jo me gallatë, jo me tik tok, por me një ofertë të qartë ideologjike djathtas, e cila i ka munguar panoramës politike. Ne zgjodhëm atë se çfarë shqiptarët duan: duan një shtet ku ligji të zbatohet dhe forma më energjike është mbështetja që duhet t’i jepet SPAK dhe drejtësisë së re, e cila mbështet me mbi 70% të qytetarëve, tha ai./abcnews.al